Thaçit i bënë portret veterani i UÇK-së në Romë

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në Romë një veteran të UÇK-së, që tash e sa vjet ushtron zanatin e piktorit në rrugët e kryeqytetit italian.
Ish kreu politik i UÇK-së nuk ka lënë pa bërë një kujtim nga Roma, nga artisti kosovar.
“Në Romë takova tek ‘Shkallët Spanjolle’ artistin tonë të talentuar nga Drenica dhe veteranin e UÇK-së, Agim Asllanin, që tash e shumë vite ka portretizuar mijëra turistë të zakonshëm e të famshëm të Romës. Ma bëri edhe mua një portret si kujtim”, ka shkruar Thaçi në Facebook.