Thaçi: Zhvillimi ekonomik në fokus të Qeverisë

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe ka vizituar zyrat e kompanisë së njohur për raporte financiare dhe politike, Bloomberg për Evropë dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Maximus”.

Ai për këto vizita thotë se i ka bërë për të biseduar për strategjinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Kosovë.

“Në Londër takova udhëheqësin e Zyrës së Bloomberg për Europë, Constatin Cotzias, me të cilin biseduam për strategjinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Kosovë, në kuadër të diplomacisë ekonomike që kemi nisur si shtet. Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha që kanë tërhequr interesimin e investitorëve. Më herët takova edhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Maximus”, e cila është e specializuar që t’i ndihmojë qeveritë që të ofrojnë shërbime sa më efikase për qytetarë. Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës janë në fokus edhe të diplomacisë kosovare”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-zhvillimi-ekonomik-ne-fokus-te-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala