Thaçi: Miratimi i MSA-së nga PE-ja, moment historik

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Kosovës,Hashim Thaçi, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, votimin e Parlamentit Europian për ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Kosovën e ka vlersuar si moment historik për Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Thaçit :

Parlamenti Europian në këto momente votoi me shumicë ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Kosovën. Ky është moment historik dhe kontrata e parë formale në mes Kosovës dhe BE-së. Ky është hapi i parë në rrugën e gjatë që do t’i sjell fëmijët tonë në gjirin e familjes europiane. Luftuam për liri, fituam edhe pavarësinë dhe sot fillon edhe periudha e re europiane e Republikës së Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën europiane. HTH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-votimi-i-pe-se-per-ratifikimin-e-msa-se-moment-historik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala