Thaçi viziton “The Times”

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar zyrat e gazetës prestigjioze britanike “The Times”.

“Vizitova redaksinë e ditores prestigjioze “The Times” në Londër dhe me redaktorët e gazetës bisedova për traditën dhe rolin e mediave të lira në shoqëritë demokratike. Në këtë bashkëbisedim, diskutuam edhe për bashkëpunimin e veçantë që kemi me Britaninë e Madhe, për të arriturat e Kosovës dhe për synimet tona në të ardhmen”, ka thënë Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-viziton-the-times/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala