Thaçi viziton Slloveninë e Kroacinë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, po shfaqet shumë i angazhuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me shtetet e rajonit dhe BE-së.
Kroacia e Sllovenia, do të jenë shtetet e radhës që ai do t’i vizitojë gjatë kësaj jave.
Siç kanë ndodhur edhe në takimet e mëhershme të tij, Thaçi edhe kësaj here do të takojë krerët më të lartë të shteteve.
Ai edhe në Kroaci e Slloveni do t’i takoj presidentët, kryeministrat, kryeparlamentarët dhe ministrat e jashtëm.
Kjo vizitë siç edhe mëson KP, do të realizohet për rritjen e bashkëpunimit strategjik me shtetet e rajonit dhe BE-së, sidomos në sferën ekonomike dhe infrastrukturore, ku Kosova synon të shndërrohet në një treg atraktiv për investime të huaja./Kosovapress/