Thaçi viziton Italinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme, të hënën do të udhëtojë për në Itali, ku do të pritet nga homologu i tij italian, Paolo Genteilioni.

Ai këtë e ka bërë të ditur me një postim në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Thaçi në Itali do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Genteilioni.

Sipas njoftimit të Thaçit, ai dhe delegacioni kosovar do të bëjnë një vizitë edhe në Senatin italian dhe institucionet tjera të larta, për të promovuar progresin e Kosovës në rrugën drejtë Bashkimit Europian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-viziton-italine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala