Thaçi: Viti i ardhshëm, vit i mundësive të reja për sportistët tanë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, i është gëzuar anëtarësimeve të sotme në organizata ndërkombëtare sportive. Viti i ardhshëm, ka thënë se do të jetë vit i mundësive të reja për sportistët tanë.

“Kosova me hapa të sigurt po e ndërkombëtarizon sportin e saj. Prej sot anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit dhe Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës. Viti i ardhshëm, vit i mundësive të reja për sportistët tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-viti-i-ardhshem-vit-i-mundesive-te-reja-per-sportistet-tane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala