Thaçi vështirë për tu anashkaluar, Mustafa i mirë për pozitën e dytë

Autori:Zekirja Shabani

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, veprimet e djeshme të opozitës kosovare i ka cilësuar si të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe se sipas tij, është turp se si skena politike në vend vazhdimisht e harxhon tërë energjinë duke u përplasur në mes vete.

Haraqija në emisionin InfoBox të TV Dukagjinit tha se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi është një figurë e cila është vështirë të anashkalohet, dhe se LDK-ja ka gabuar kur i ka bërë matematikat e saj me Thaçin.

“Nuk them që Mustafa nuk duhet të jetë pjesë e LDK-së, por ai nuk është lider i mirë. Mustafa është një teknokrat shumë i mirë. Lideri lind, nuk bëhet. Mustafa është i mirë për të qenë në pozitën e të dytit”, ka theksuar ai, transmeton Telegrafi.

Haraqija më tutje ka theksuar se “ata që dje i hodhën vezët në drejtim të kryeministrit, as në ëndërr nuk do të guxonin ta bënin një gjë të tillë, në qoftë në atë karrige do të ishte ulur Kadri Veseli ose Hashim Thaçi”.

“Sa i përket veprimeve të LVV-së, unë mendoj se populli i Kosovës nuk e do dhunën. LVV-ja vazhdimisht ka treguar se nuk e përjashton dhunën si formë të reagimit. Nuk gjuhet kryeministri me ve në sallën e Kuvendit. Unë mendoj se ata më këto mend, asnjëherë nuk do ta marrin pushtetin”, ka shtuar Haraçija.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-veshtire-per-tu-anashkaluar-mustafa-i-mire-per-poziten-e-dyte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala