Thaçi: Veprimi nihilist i opozitës nuk e zbeh MSA’në

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për opozitën e cila bojkotoi votimin e ratifikimit të MSA’së në Kuvendin e Kosovës.

Sipas zëvendëskryeministrit ky veprim nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj marrëveshje.

“Urime të gjithëve për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të parës marrëveshje kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo ngjarje e gëzuar shënon një sukses të shumëpritur për Kosovën në përmbushjen e aspiratave të popullit tonë për integrim në Bashkimin Evropian. Shpreh keqardhjen për largimin e partive të opozitës nga salla gjatë procesit të votimit por gjithsesi jam i bindur se ky veprim nihilist nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj arritje historike të vendit tonë në politikën e jashtme”, ka shkruar Thaçi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-veprimi-nihilist-i-opozites-nuk-e-zbeh-msane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala