Thaçi: Veprimet e opozitës janë pro-ruse

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklarim para mediave pas përfundimit të seancës ku u miratua në parim Projektligji për Buxhetin 2016, ka thënë se veprimet e opozitës u shërbejnë interesave ruse.

“Veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë veprime pro-ruse. Me këto veprime, ata duhet të harrojnë edhe fitoren e zgjedhjeve të vitit 2018”, ka thënë Thaçi.

Ai theksoi se shteti i Kosovës nuk do të dorëzohet para asnjë krimineli, duke aluduar në veprimet e opozitës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-veprimet-e-opozites-jane-pro-ruse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala