Thaçi uron sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hasim Thaçi, me rastin e Ditës së Falënderimeve, ka uruar sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

“Me rastin e Ditës së Falënderimeve shfrytëzoj rastin për të shprehur konsideratën më të lartë për popullin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si vend i vlerave të lirisë, demokracisë dhe vend i ndikimit global për mbrojtjen, krijimin dhe ruajtjen e paqes”, ka shkruar në urimin e tij zëvendëskryeministri Thaçi, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Po sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Thaçi ka përcjellur urimet më të mira për popullin amerikan, për prosperitetin e parreshtur dhe ardhmërinë e lumtur të tij në këtë ditë feste.

Ai ka shprehur falënderimin e thellë për kontributin e madh dhe historik të SHBA-së për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-uron-sekretarin-amerikan-te-shtetit-john-kerry-me-rastin-e-dites-se-falenderimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala