Thaçi: Urime, urime, urime “Shok”

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar ekipin që ka punuar për filmin kosovar të metrazhit të shkurtër “Shok”, për nominim si filmi më i mirë i shkurtër nga Akademia e Filmit “Oscar”.
Thaçi urimin e ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebook ku ekipit i dëshiron suksese dhe i ofron mbështetje .
“Do ta keni përkrahjen e shtetit, komunitetit artistik dhe mbarë Kosovës”.
Postimi i plotë i Thaçit :
Urime, urime, urime! Filmi kosovar #Shok nominohet edhe zyrtarisht për çmimin Oskar. Ekipit i dëshiroj sukses. Do ta keni përkrahjen e shtetit, komunitetit artistik dhe mbarë Kosovës. HTH