Thaçi udhëton për në Arabinë Saudite  

Autori:Zekirja Shabani

Zëvendës kryeministri, njëherësh ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi pas pak do të niset për në Arabinë Saudite.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se do të udhëtoj për ti shprehur ngushëllime në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës familjes Al Saud dhe popullit saudit, për ndërrimin e jetës të Mbretit Abdullah.

“Sonte nisem për Arabi Saudite për të shprehur ngushëllime në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës familjes Al Saud dhe popullit saudit, për ndërrimin e jetës të Mbretit Abdullah. Mbretëria Saudite dhe vetë mbreti i ndjerë ishin përkrahës të mëdhenj të pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Bota arabe humbi një lider të madh me vdekjen e tij”, ka shkruar Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-udheton-per-ne-arabine-saudite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala