Thaçi u jep rroga “cash” punëtorëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë gjashtëmbëdhjetë punonjës me kontratë në vepër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi, që po i marrin pagat me para në dorë.
Ndonëse për këtë çështje po heshtin Ministria e Jashtme edhe ajo e Financave, gazeta “Zëri” një gjë të tilla e ka konfirmuar në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryetari i parë i këtij Komisioni, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ali Sadriu, ka konfirmuar se tashmë në Komision është dërguar një raport, ku ndër të tjera ceket edhe kjo çështje.

“Ka mbërritur vërejtja si e tillë. Raportin e kemi marrë. Do ta shqyrtojmë dhe ajo do të jetë publike”, ka thënë shkurtimisht për “Zërin” Sadriu, pa u lëshuar në detaje tjera.

Por siç ka mësuar “Zëri” nga burimet e saja brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Hashim Thaçi, tashmë në këtë Ministri ka arritur një vërejtje lidhur me këto pagesa nga Departamenti i Thesarit. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-u-jep-rroga-cash-punetoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala