Thaçi u jep afat deputetëve deri në shtator

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Adem Grabovci ka thënë se në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike të Kosovës, përveç temave të tjera, është diskutuar edhe për themelimin e Gjykatës Speciale,që duhet të votohet para muajit shtator. Në këtë mbledhje, Kryetari Thaçi, ia ka rikujtuar deputetëve të kësaj partie rendësinë e themelimit të Gjykatës Speciale

 Grabovci ka thënë se Thaçi u ka thënë atyre që është interes i Kosovës të mbajë raportet e mira me aleatët e saj ndërkombëtar si SHBA dhe Bashkimi Europian.

Grabovci, ka thënë për Express se në mbledhjen që ka mbajtur PDK është diskutuar për dy seancat, njëra që do të mbahet sot dhe tjetra nesër, Gjykata Speciale. Më tej ai ka shtuar se qëndrimi i Kryetarit Thaçi është që të votohet para muaji shtator dhe se deputetët duhet ta dinë rëndësinë e kësaj Gjykate.

“Në mbledhje diskutuam edhe për Gjykatën Speciale. Kryetari Thaçi ia ka rikujtuar deputetëve qëndrimin e PDK’së për themelimin e Speciales. Por, sot dhe nesër nuk do të diskutohet në Kuvend për të sepse ende s’ka ardhur thirrja nga Qeveria për seancë”.

“Gjykata do të vijë në Parlament atëherë kur i kemi votat”, ka shtuar Grabovci.

Kurse sot nga mbledhja është larguar deputeti Nait Hasani, që po kundërshton ashpër themelimin e Gjykatës. Përveç këtij është edhe deputetja Ganimete Musliu me një qëndrim të qartë që nuk do të ndryshojë mendjen për themelimin e Speciales, ndërsa tetë të tjerët të cilët votuan kundër dhe dy nuk ishin të pranishëm kanë qëndrim të luhatësh. Megjithatë edhe pas kësaj mbledhje Kryetari Thaçi nuk ka arritur të ndryshojë mendjen e tyre.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-u-jep-afat-deputeteve-deri-ne-shtator/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala