Thaçi tregon përkrahjen që po i bëhet Kosovës drejt UNESCO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se mbrëmë ka marrë pjesë në një organizim në Paris ku janë prezantuar botimet e ministrisë që e drejton dhe British Council në fushatën #KosovoinUNESCO.
“Shumë ambasadorë erdhën të na urojnë për fitoren në Bord Ekzekutiv, ndërsa ishin prezentë edhe një grup artistësh të rinj kosovarë që merrnin pjesë në një festival arti në Paris dhe që janë prezent edhe në skenën ndërkombëtare”.
“Dy artiste austriake poashtu folën për skenën e artit modern kosovar. Falënderova miqtë e Kosovës, British Council por edhe artistët e ndryshëm për ndihmën që po jepin afirmimit pozitiv të Kosovës me punën e tyre”, ka shkruar ai.