Thaçi: Tek ne Xhamia e Kisha ndajnë të njëjtin oborr

Autori:Avdyl Pajaziti

Hashim Thaçi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në faqen e tij në facebook se Xhamia dhe Kisha ndajnë të njëjtën oborr në Ferizaj me shekuj. .

Lexoni statusin e plotë të Thaçit:

Në foto është Ferizaji, ku xhamia e kisha e ndajnë një oborr me shekuj. Toleranca jonë historike, dialogu dhe rrespekti për të gjitha besimet si dhe Kushtetuta jonë e avansuar që mbron minoritetet, janë mjetet kryesore me të cilat Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar.
Kjo është edhe porosia ime kryesore nesër në Vjenë, ku do të flas para 14 ministrave si dhe Komisionerit të BE-së, zyrtarëve të Interpolit, në Samitin rajonal kundër ekstremizmit, për mënyrat se si Kosova po lufton me sukses dukuritë negative falë traditës tonë kombëtare të tolerancës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-tek-ne-xhamia-e-kisha-ndajne-te-njejtin-oborr/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala