Thaçi: Të përfundojmë edhe këtë proces jo të lehtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se për të pastruar luftën tonë dhe për të dëshmuar se nuk kemi asgjë çfarë të fshehim dhe për të ruajtur aleancën me miqtë tanë, duhet votuar Gjykatën Kushtetuese.

“Sot jemi mbledhur për të përfunduar një proces jo të lehtë, jo aq të dashur”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, e gjithë kjo po ndodh pas gjithë gjykimeve të UNMIK-ut, nga Tribunali i Hagës… – kjo është hera e pestë që po kërkohet të gjykohen luftëtarët e UÇK-së.

“Nevoja jonë është që të pastrohemi nga ky etiketim i panevojshëm dhe i padrejtë”, ka vlerësuar Thaçi. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-te-perfundojme-edhe-kete-proces-jo-te-lehte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala