Thaçi: të mos venitet ideja e anëtarësimit në BE

Autori:Gazeta Fjala

Hashim Thaçi ministëri i Jashtëm ka bërë thirrje që rajoni dhe Bashkimi Evropian të mos lejojnë të venitet ideja e anëtarësimit në BE në kuadër të Samitit në Vjenë.

Siç komunikoi MPJ, ai në fjalën e tij, ka bërë thirrje që rajoni dhe Bashkimi Evropian të mos lejojnë të venitet ideja e anëtarësimit në BE, si dhe të hiqet dorë nga retorika nacionaliste që ende dëgjohet nga disa përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.

“Është koha për një narrativ të ri, nga të gjithë, për të gjithë”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi, transmeton Gazeta Fjala.

Zëvendëskryeministri Thaçi përsëriti se Kosova është shembull për tërë kontinentin për bashkëjetesën, harmoninë dhe dialogun ndërfetar, thuhet në komunikatën e MJ-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-te-mos-venitet-ideja-e-anetaresimit-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala