Thaçi: Të kujdesemi për botën që po ua lëmë brezave të rinj

Autori:Avdyl Pajaziti

Fjalimi i Papa Françeskut për lirinë e besimit, para 11.000 të ftuarve në pjesën jugore të Shtëpisë së Bardhë, ishte motivues edhe për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Fjalë frymëzuese dhe motivuese për tërë globin edhe nga Papa Françesku, që të hapim dyer të reja të bashkëpunimit mes njerëzve, për pajtim, drejtësi dhe liri. Të kujdesemi për botën që do t’ua lëmë fëmijëve tanë dhe brezave të tjerë, që të jetojnë në një botë tolerante dhe gjithëpërfshirëse, ku mbrohen të drejtat e çdo individi dhe të çdo komuniteti, pa asnjë formë diskriminimi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-te-kujdesemi-per-boten-qe-po-ua-leme-brezave-te-rinj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala