Thaçi: Të gjithë do të kthehen në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se po punojnë baashkë me vendet e Bashkimit Evropian që ti kthejnë në Kosovë qytetarët që ditëve të fundit janë larguar nga Kosova.

“Ne jemi duke punuar maksimalisht në të gjitha institucionet e vendit që të frenojmë këtë fenomen shqetësues. Jemi duke punuar me vendet e Bashkimit Evropian ku ata janë strehuar aktualisht, që të punojmë për rikthimin e tyre. Të gjithë ata që kanë shkuar do të rikthehen, sidomos, pas arritjes së marrëveshjeve për kalime përmes territorit të Serbisë për t’u rikthyer në Kosovë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Agjencinë INA.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-te-gjithe-do-te-kthehen-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala