Thaçi të enjten në Interpelancë para deputetëve për demarkacionin

Gjatë kësaj jave Kuvendi i Kosovës vazhdon punimet me pikat e mbetura të seancës së kaluar dhe mban dy seanca të reja plenare.
Të enjten do të mbahet një interpelancë dhe një debat parlamentar, si dhe do të shqyrtohen disa projektligje, raporte e rekomandime.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të mbahet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Më pas, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të zgjedhet Avokati i Popullit./Indeksonline/