Thaçi takon kryepeshkopët e Vatikanit

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, pas takimit me homologun e tij gjerman, ka udhëtuar menjëherë për në Vatikan.
Ai që me mëngjes do t’i fillojë takimet zyrtare me kryepeshkopët katolikë të Vatikanit.
Siç mëson KosovaPress, takimin e parë zëvendëskryeministri Thaçi do ta ketë me Vincenzo Paglian, president i Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen dhe peshkop emeritus i dioqezës së Terni-Narni-Amelia në Itali, transmeton rtklive.
Pas Paglias, Thaçi do ta takojë edhe sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Vatikan, Paul Gallagher. E, pas tij, edhe prelatin katolik dhe kardinalin që shërben aktualisht si president i Komisionit Papnor të Vatikanit dhe kryetar i Governorates së Vatikanit, Giuseppe Bertello.
Gjithashtu, Thaçi do të ketë edhe një intervistë të gjatë për Radio Vatikanin.