Thaçi takon ambasadoren e re të Holandës

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim njoftues Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Zëvendëskryeministri Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadores Willems, të cilën e siguroi për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërshtetëror.

Shefi i diplomacisë kosovare e njoftoi ambasadoren holandeze për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova, duke nënvizuar se për sjelljet e opozitës do të veprohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Thaçi e falënderoi ambasadoren Willems për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës dhënë Kosovës në konsolidimin e saj në planin e brendshëm, duke përfshirë sundimin e së drejtës, por edhe në atë të jashtëm, me theks të posaçëm në anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), ku Holanda ishte njëra nga bashkësponsorizueset e kërkesës së Kosovës aderim në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të bashkuara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-takon-ambasadoren-e-re-te-holandes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala