Thaçi sot në Slloveni

Autori:Avdyl Pajaziti

Me ftesë të homologut të tij slloven, zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në samitin e Bërdos në Slloveni, ku do të takohen ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, së bashku me ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe atë të Italisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në samitin vjetor të Bërdos do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në BE.

“Shqetësimet e përbashkëta lidhur me stabilitetin e sigurinë e Evropës dhe perspektivat mjedisore do të jenë gjithashtu objekt i diskutimeve të ministrave të jashtëm. Por, pjesë e diskutimeve sikurse edhe në samitet e tjera, do të jetë edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, rrjeti infrastrukturor i rajonit dhe rinia e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-sot-ne-slloveni-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala