Thaçi sot në interpelancë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare në të cilën pritet të zhvillohet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe të shqyrtohen disa raporte.

Pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të zhvillohet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Më pas, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të zgjedhet një anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në seancën e sotme, pritet të shqyrtohen edhe dy raporte: raporti i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe raporti i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor për cilësinë e grurit të importuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-sot-ne-interpelance/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala