Thaçi sot fillon vizitën zyrtare në Gjermani

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka udhëtuar për në Gjermani, ku sot do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetërorë gjermanë, të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në konferencën e shtatë të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore të organizuar nga Instituti Aspen.

Nikoqir i konferencës do të jetë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili do t’u drejtohet pjesëmarrësve edhe me një fjalim rasti, ndërsa përveç shefave të diplomacisë të shteteve të rajonit i pranishëm do të jetë edhe ministri i jashtëm italian, Paolo Gentiloni.

Në këtë konferencë ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore do të diskutojnë çështje të rëndësishme të karakterit rajonal dhe global, duke përfshirë edhe tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit në Ballkanin Perëndimor si dhe integrimet euroatlantike në kohë krizash.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-sot-fillon-viziten-zyrtare-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala