Thaçi: S’ka zgjedhje e as zgjerim koalicioni (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, ka thënë se bllokada parlamentare është e paarsyeshme dhe se parlamenti nuk është vendi ku duhet të tregohen kushte
Thaçi në një intervistë për TV21 ka thënë se nuk do të ketë zgjerim të koalicionit dhe as zgjedhje të reja.

“Vlerësoj se është puna që më së paku i është dashur Kosovës, është e panevojshme e paqëlluar. Jo e menduar dhe studiuar mirë nga ata që po pengojnë punën e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka thënë se puna e Kuvendit nuk do të mund të pengohet pafundësisht dhe se institucionet do të vazhdojnë punën normale.

“Puna në Kuvend nuk mund të pengohet. Do të vazhdojë puna e rregullt e institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ska-zgjedhje-e-as-zgjerim-koalicioni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala