Thaçi: S’ka krizë politike në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë më të madhe në vend Hashim Thaçi, insiston se përkundër zhvillimeve të fundit nuk ka krizë politike në Kosovë.
“Ka vetëm përpjekje politike të opozitës që të nxis zgjedhje të reja, duke e penguar dhunshëm funksionimin demokratik dhe duke i sulmuar institucionet dhe zyrtarët e shtetit, ka deklaruar Thaçi, në një intervistë për Telegrafin.
Ai ka folur edhe për sukseset e diplomacisë kosovare të cilat, sipas tij, nuk duhet të maten as tash dhe as në të ardhmen me numrin e njohjeve bilaterale, pasi marrëdhëniet ndërkombëtare janë më komplekse se vetëm marrëdhëniet bilaterale mes shteteve.
Thaçi, duke folur për zgjidhjen e tij si president i Kosovës, ka theksuar se Qeveria do t’i tejkalojë pengesat dhe në përputhje me marrëveshjen politike do ta përmbush mandatin e vet.