Thaçi : Shumica u ballafaqua me veprime te çmendura dhe kriminale

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaci në sallën alternative të Kuvendit, ka thënë se edhe sot janë ballafaquar me veprime te çmendura dhe kriminale.
Ai ka thënë se këto veprime po behën për të bllokuar Kuvendin. Thaçi ka thënë se edhe ata që po i bëjnë këto veprime kanë të zgjedhur të popullit.
“Këto veprime janë devinitivisht kriminale dhe te çmendura. Këto veprime nuk janë të lakmueshme. Gazi është helm dhe është vdekjeprurës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se puna e Kuvendit nuk do të bllokohet kurrë.