Thaçi shkon në Elbasan Arena

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i jashtëm Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 tetor për ta parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Klan Kosova mëson se ai do ta shikojë këtë ndeshje së bashku me kryeministri shqiptar Edi Rama.

Interesim për ta parë duelin historik të kuqezinjve me serbët e ka shfaqur një ditë më parë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të premte, e jo të enjten ditën kur edhe zhvillohet ndeshja.

Në ndërkohë, shefi i qeverisë serbe, Aleksandar Vucic, akoma nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e shumëpërfolur ndërmjet Shqipërisë dhe vendit të tij.

Ai ka thënë se nëse shkon, atëherë do të jetë lider i tifozerisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-shkon-ne-elbasan-arena/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala