Thaçi: SHBA dhe Brukseli e dinë kush është kandidati për president të Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

Procesi i zgjedhjes së presidentit është në fazën finale dhe se zgjedhja e presidentit do të bëhet në muajin shkurt me një proces të rregullt dhe transparent. Zgjedhja e presidentit të ri do t’i fuqizojë dhe më tepër institucionet e vendit.

Kështu pohoi ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi pas takimit me ministrin e jashtëm të Maltës.

Ndërsa tha se SHBA-të mbështesin plotësisht institucionet e Kosovës e po ashtu dhe procesin e zgjedhjes së presidentit.

“SHBA mbështet procesin transparent të zgjedhjes së presidentit. Nuk mund të presim mbështetje të emrave të veçantë që është krejt normale. Nuk mund të presim prej asnjë shteti të ndërhyjë në zgjedhjen e çështjeve tona të brendshme. Prandaj kjo çështje në kuptimin individual nuk është biseduar. Por atë që mund ta konfirmoj sot, është se SHBA mbështet institucionet dhe procesin e zgjedhjes së presidentit. Ajo që gjithashtu mund të konfirmoj është se SHBA dhe Brukseli e dinë mirë kush janë kandidatë për president të republikës së Kosovës”, pohoi Thaçi, raporton Kosovapress.

Ndërsa, ministri i jashtëm i Maltës, Velle, konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimit në BE si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-shba-dhe-brukseli-e-dine-kush-eshte-kandidati-per-president-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala