Thaçi: Rinia duhet t’i japë shtytje zhvillimeve në vend

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi në Ditën ndërkombëtare të rinisë tha se të rinjtë kosovarë janë pasuria më e çmuar e vendit dhe se rinia duhet t’i japë shtytje zhvillimeve në vend.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

“Ju të rinjtë kosovarë jeni pasuria më e çmuar e vendit tonë. Rinia jonë është ajo që duhet t’i japë shtytje dhe t’i prijë zhvillimit të vendit. Me energjinë, shkathtësitë dhe kreativitetin tuaj, askush nuk do të mund të na ndalë në bërjen e Kosovës një shoqëri dhe shtet shembull për të gjithë rajonin. Në periudhën e tranzicionit të gjithë jemi përballur me sfida jo të lehta politike. Tani është koha që t’i jetësojmë në tërësi politikat për fuqizimin e rinisë, asetin kryesor për konsolidimin ekonomik dhe rrugëtimin evropian të Kosovës. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-rinia-duhet-ti-jape-shtytje-zhvillimeve-ne-vend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala