Thaçi: Qytetarët e refuzuan protestën

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës nuk e mbështetën protestën e organizuar nga partitë opozitare. Për më tepër, Thaçi ka thënë se këto parti e keqpërdoren flaumrin për qëllime politike.
“Qytetarët i refuzuan, sepse keqpërdoren flamurin kombëtar për qëllime politike dhe as kjo ditë e madhe shqiptare, me të cilën ata abuzuan, nuk iu ndihmoi të duken shumë dhe të besueshëm,” ka shkruar Thaci në llogarinë e tij në Facebook.
“Tanimë të gjithë e kanë kuptuar se sa false është “kauza” e tyre dhe i mbetet që t’i ndërpresin veprimet e kundërligjshme, me të cilat po na e rrezikojnë demokracinë parlamentare në Kosovë”./Gazeta Fjala