Thaçi pranimi në UNESCO: Një hap i madh për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se aprovimi i Rezolutës që rekomandon pranimin e Kosovës në UNESCO është një hap shumë i madh për Kosovën.

“Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s sapo aprovoi Rezolutën që rekomandon pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. Një hap shumë i madh përpara për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa në një prononcim për mediat, menhëherë pas vendimit për Kosovën në UNESCO, Thaçi ka thënë se është fituar një betejë e fuqishme.

Ai ka falënderuar miqtë e Kosovës dhe qytetarët. Gjithashtu ka deklaruar se Serbia bëri fushatë të dështuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-pranimi-ne-unesco-nje-hap-i-madh-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala