Thaçi: Pak javë apo muaj na ndajnë nga liberalizmi i vizave

Autori:Gazeta Fjala

Sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaci, qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin në vendet evropiane pa viza brenda disa muajve. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaci ka deklaruar se Kosova pret disa lajme të mira në javët dhe muajt në vijim, duke përfshirë këtu edhe liberalizmin e vizave.

“Këtë javë jam në Nju Jork, ku ka filluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Delegacioni i Kosovës si kurrë më parë është fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në agjencitë e OKB-së dhe organizata ndërkombëtare. Edhe pak javë apo muaj na ndajnë nga votimi për Kosovën në UNESCO por edhe nga proceset tjera si nënshkrimi i MSA me Bashkimin Europian si dhe notimi pozitiv për liberalizim të vizave,” ka shkruar ai.

Liberalizmi i vizave është premtuar qysh para disa vitesh nga Thaçi, që në mandatin e kaluar ka qenë kryeministër I vendit. Për më tepër, gjatë fushatës elektorale të vitit 2010, Thaci kishte sigurar se ky process do të përmbyllej Brenda 15 muajve./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-pak-jave-apo-muaj-na-ndajne-nga-liberalizmi-i-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala