Thaçi: Opozita po vepron kundër Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi po pret që opozita të tërhiqet nga veprimet e saj të fundit që rezultuan me bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës. Thaçi thotë se Kosova nuk është në krizë politike.

Hashim Thaçi pas kthimit nga New Yorku thotë se vendi nuk është në krizë politike derisa pret që opozita të mos pengoj punën e institucioneve. Thotë se veprimet e fundit të partive opozitare janë kundër shtetit.

“Po presim që vetë opozita ta kuptojë se është duke vepruar kundër institucioneve të shtetit, kundër vetë Kosovës”, ka thënë Thaçi për Indeksonline.

Thaçi thotë se koalicioni aktual qeverisës në vend në mes të PDK’së dhe LDKsë është në stabili dhe më i fuqishmi që Kosova ka pasur ndonjëherë.

“Vështrimin e kemi kah të arriturat, si MSA’ja dhe liberalizimi i vizave, formimi i FAK’ut dhe kah anëtarësimi në Partneritetin për Paqe, anëtarësimi në UNESCO, INTERPOL, UEFA e FIFA, në Këshillin e Evropës dhe në shumë institucione tjera, e kemi edhe kah Procesi i Berlinit dhe zhvillimi ekonomik”, tha Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-opozita-po-vepron-kunder-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala