Thaçi: Nuk brengosem për taktikat serbe, kemi përkrahjen globale

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se reagimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në UNESCO bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar midis Beogradit dhe Prishtinës.

“I kemi dërguar një notë proteste të gjithë anëtarëve të UNESCO-s për shkak të gjuhës që përdorin zyrtarët serbë, e cila është krejtësisht e papranueshme.  Në esencë, faza e fundit e Marrëveshjes së Brukselit ka të bëjë me atë që Serbia më në fund të pranojë planin e Ahtisarit. Kosova dhe Serbia gjithnjë e më shumë po e betonojnë ndërveprimin e tyre si dy shtete të pavarura’’, ka thënë Thaçi.

“Jam shumë i lumtur për shkak të mbështetjes së madhe globale që kemi marrë që nga fillimi i këtij procesi. Kemi filluar që në janar me fushatën tonë pozitive informative, të fokusuar në nevojat e Kosovës në lidhje me arsimin, shkencën, ndryshimet klimatike, kulturën. Javën e kaluar, 44 shtete e mbështetën kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO për t’u përfshirë në agjendën e Bordit Ekzekutiv[..],”  tha në një intervistë për Danas Hashim Thaci, zëvendës kryeministër dhe shef i diplomacisë kosovare, duke komentuar lëvizjet e fundit të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Intervistën e plotë të Thaçit e ka publikuar sot Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në faqen e saj./Gazeta Fjala

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-nuk-brengosem-per-taktikat-serbe-kemi-perkrahjen-globale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala