Thaçi: Njohjet nuk ndahen në muaj dhe javë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se njohjet që i kanë ardhur Kosovës nuk mund të ndahen në muaj dhe javë, porse ato janë 111 njohje të fuqishme.

Këto komente Thaçi i bëri në konferencën e djeshme të përbashkët të mbajtur me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, pas interesimit të gazetarëve lidhur me njohjet e pakta që i janë bërë shtetit të Kosovës prej se ai është në krye të politikës së jashtme të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kosova i ka 111 njohje, është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, do të ketë edhe njohje të reja. Mendoj që është në një proces të konsolidimit të fuqishëm ndërkombëtar, me një mbështetje të fuqishme prej të gjithë partnerëve dhe në të njëjtën kohë është në proces të fuqizimit të subjektivitetit të vet ndërkombëtar”, është shprehur Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-njohjet-nuk-ndahen-ne-muaj-dhe-jave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala