Thaçi: Një lider i opozitës ka 12 familjarë të punësuar në RTK

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvëndëskryemistri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka rekomanduar subjekteve opozitare që së pari të shikojnë shërbimet e tyre, siç i ka quajtur ai, represive partiake, e pastaj të flasin për shërbimet tjera.

Ai tha se letërkëmbimet që kanë ndodhur me Brukselin sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale është i aprovuar në Kuvendin e Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet vlerësuar dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të trajtohet si dështim apo dënim për Kosovës por si thellim të partneritetit me BE-në. Në anën tjetër jemi dëshmitarë të synimit për t’i goditur institucionet e pavarura dhe kjo është e pa pranueshme. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i respektuar nga ndërkombëtarët dhe qytetarët tonë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Thaçi ka se opozita duhet të ketë kujdes dhe mos t’i godit bankat sepse në këtë mënyrë vetëm rritin kamatat.

Kurse, sa i përket RTK-së, ai tha se vetëm njëri nga liderët e opozitës i ka 12 anëtarë të familjes të punësuar në RTK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-nje-lider-i-opozites-ka-12-familjare-te-punesuar-ne-rtk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala