Thaçi nis fushatën për president

Autori:Gazeta Fjala

Hashim Thaçi ka nisur fushatën për t’i siguruar votat e partnerëve të koalicionit për president të Republikës së Kosovës.

Shefi i PDK-së ka filluar takimet me partnerët e koaliconit qeverisës, në mënyrë që t’i koordinojë veprimet për seancën e ardhshme të Kuvendit, në të cilën pritet të ndodhë votimi i tij për të parin e vendit.

Thaçi ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe me të cilët ka diskutuar rreth zgjedhjes së tij në postin e presidentit.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” edhe shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Sllavko Simiq, i cili ka thënë se kanë pasur takim të rregullt brenda koalicionit, me të cilët kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë.

“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në ditët në vijim do të mbajmë edhe disa takime brenda koalicionit. Normalisht në takimet e grupit të deputetëve të Listës do të marrim vendimin përfundimtar”, ka thënë Simiq, derisa nuk e ka mohuar faktin se Lista Serbe mund të ketë kandidatin e saj për president të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-nis-fushaten-per-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala