Thaçi ngushllon popullin turk

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, është solidarizuar me viktimat e sulmit të sotëm në kryeqytetin turk, Ankara.

Në një postim të tijin në rrjete sociale, Thaçi ka thënë se ndjehet i shokuar nga ky sulm. Përmes një cicërime në Twitter, Thaçi ka thënë se populli i Kosovës është afër popullit turk në këto orë të zeza nëpër të cilat po kalon Turiqa.

“I shokuar me sulmet kundër Turqisë. Ngushllime popullit dhe qeverisë turke. Jemi me ju në këto orë të zeza”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Nga një shpërthim në Ankara i cilësuar si sulm terroriste, vdiqën 30 persona ndërsa 126 tjerë të plagosur./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ngushllon-popullin-turk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala