Thaçi ngushëllon Emiratet e Bashkuara Arabe për vdekjen e sheikut

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarit të Dubait, për vdekjen e djalit të tij, Sheik Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, në moshën 34 vjeçare.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Sheikh Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Ai ishte një frymëzim për të rinjtë në të gjithë botën me përkushtimin dhe dashurinë për vendin e tij dhe me të gjitha veprat e mëdha që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij”, shkruan ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

“Populli i Kosovës është me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë periudhë të dhembjes për vendin tuaj”, ka shkruar ai.

Zyra për Media në Qeverinë e Dubait ka njoftuar sot për vdekjen e Sheikh Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, në moshën 34 vjeçare.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ngushellon-emiratet-e-bashkuara-arabe-per-vdekjen-e-sheikut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala