Thaçi në Zagreb, Kroacia avokate e Kosovës në Bruksel

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas takimit me presidenten kroate Grabar-Kitaroviq, zëvendëskryeministri Thaçi ka takuar edhe kryeparlamentarin kroat Josip Leko, me të cilin bashkëbisedoj për thellimin e bashkëpunimit në sferën parlamentare.

 

Kryeparlamentari Leko tha se Kroacia ka qenë dhe mbetet promotorë e fuqishme e liberalizimit të vizave dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

 

“Deputetet tanë në Parlamentin Evropian e kanë mbajtur gjithmonë lartë në agjendën tonë çështjen e Kosovës. Do të vazhdojmë të jemi avokat të Kosovës në Bruksel”, ka thënë kryeparlamentari i shtetit kroat, Josip Leko.

 

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se Kosova vazhdon të fuqizojë subjektivitetin e saj në arenën ndërkombëtare.

 

“Ne së shpejti presim ta nënshkruajmë MSA-në me BE-në, e cila do të jetë ndihmesë e madhe në përmbylljen e kapitullit të konsolidimit të jashtëm të Kosovës, sepse do të shërbente edhe si një sinjal i mirë për të gjitha ato shtete që ende nuk na kanë njohur. Kroacia për ne ishte partnere shumë e rëndësishme në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit dhe e çmojmë shumë përkrahjen e deritashme, por llogarisim ende në përkrahjen tuaj parlamentare, sidomos në lobim tek shtetet që nuk na njohin dhe në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.

 

Që nga korriku i vitit 2013, Kroacia është bërë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe roli i saj për Kosovën ishte i dyfishtë. Përveç që ishte partnere e hershme strategjike e Kosovës, Kroacia tashmë është bërë edhe një vend brenda BE’së me politikë përkrahëse për integrimin e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ne-zagreb-kroacia-avokate-e-kosoves-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala