Thaçi: Në UNESCO, përfundimisht më 9 nëntor

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka thënë në një intervistë për RTV Dukagjinin se votimi i djeshëm në Bordin Ekzekutiv që hap rrugë që Kosova të jetë anëtare e plotë në UNESCO është moment historik për vendin.

Ai ka thënë se Kosova ka kaluar dy faza të rëndësishme, futjen në rend të ditës dhe votimin me 27 vota pro, duke rrëfyer se më 9 nëntor Kosova do të jetë anëtare e plotë në UNESCO.

“Deri në 9 nëntor, do të bëjmë një rëntgen të globit, të vendeve që janë në favor dhe kundërshtuese të Kosovës në asamblenë e përgjithshme. Do të komunikojmë me secilin vend në mënyrë që të sigurojmë që vendi ynë përfundimisht të jetë anëtare e plotë në UNESCO. Serbia dhe vendet aleate të saj janë sjell në mënyrë agresive, por në fund do të fitojë Kosova”, ka thënë Thaçi nga Parisi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ne-unesco-perfundimisht-me-9-nentor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala