Thaçi në Oslo, diskuton për paqen globale

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Forumin e Olsos. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Jam i ftuar në fillimjavë, të marrë pjesë në Forumin e Oslos ku me liderë botërorë do të diskutojmë për vendosjen e paqes globale”, ka shkruar Thaçi .

Thaçi ka njoftuar se do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm norvegjez Børge Brende, me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Institutin Norvegjez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NUPI)./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ne-oslo-diskuton-per-paqen-globale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala