Thaçi në New York

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në New York, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, në këtë seancë do të prezantohet dhe diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

“Zëvendëskryeministri Thaçi para përfaqësuesve të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit do të prezantojë të arriturat në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës si dhe do të shpalosë reformat e ndërmarra nga Kosova në tremujorin e fundit. Thaçi do të flasë edhe për rolin e Republikës së Kosovës për stabilitetin e rajonit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ne-new-york/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala