Thaçi në Luksemburg: Presim ndihmë multimilionësh

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i parë e Kosovës, njëherit edhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka filluar vizitën në Luksemburg, ku ka takuar homologun e tij nga ky vend, Jean Asselborn.
Thaçi përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se Luksemburgu e ka ndihmuar Kosovën jashtzakonisht vitet e kaluara dhe sot në takim është diskutuar për paketën e ardhshme të ndihmës multimisionëshe, dhe avancimin e agjendës evropiane për Kosovën.
“Luksemburgu do ta ketë presidencën e radhës të BE-së prandaj kjo vizitë erdhi në kohën e duhur për të dhënë shtytjen e fundi nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimit të vizave”.
“Do të vazhdoj takimet me ministrin e zhvillimit dhe tutje për në Bruksel ku do të takoj ministrat e jashtëm të rajonit. Kosova sivjet ka çimentuar pozitën e vet ndërkombëtare si shtytëse e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Thaçi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ne-luksemburg-presim-ndihme-multimilionesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala