Thaçi: Në Kuvend u hodhën shishe qelqi, mund të ishin vdekjeprurëse (VIDEO)

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme  Hashim Thaçi ka folur  në një intervistë për Klan Kosovën  për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe bllokimin e seancave plenare e sulmeve që janë bërë nga ana e partive opozitare.

Thaçi duke mbajtur në duar një shishe qelqi ka thënë se në Kuvend janë hedhur edhe me të tilla shishe dhe kjo është vdekjeprurëse sipas tij.

“Kjo nuk është lënduese, është vdekjeprurëse. Në një formë kjo është armë e ftohtë”.

“Le ta vlerësojnë vetë qytetarët deri në çfarë niveli kanë shkuar ata njerëz që kanë hedhur me shishe qelqi”.

Më pas zëvendëskryeministri Thaçi  ka marrë në duar një gur të madh duke thënë se në Parlament nuk ka pasur të tillë por policët janë ballafaquar me hedhje të këtyre gurëve dhe sipas tij kjo është edhe lënduese edhe vdekjeprurëse.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ne-kuvend-u-hodhen-shishe-qelqi-mund-te-ishin-vdekjeprurese-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala