Thaçi në Këshill të Sigurimit: Kosova do të themelojë Gjykatën Speciale

Autori:Zekirja Shabani

Zëvendëskreministri, njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të themelojë Gjykatën Speciale, për të cilën do ë votohen më datën 29 maj. Thaçi për Gjykatën Speciale ka folur në Seancën e Këshillit të Sigurimit ku është diskutuar për Kosovën.

Duke folur për procesin e themelimit të Dhomave të Posaçme, Thari ka thënë se kjo po bëhet në kuadër të sistemit të drejtësisë së Kosovës.

“Ne besojmë se shumica e këtyre akuzave janë thashetheme dhe krejtësisht të pabazuara por për të pastruar luftën tonë dhe për të izoluar rastet individuale kur ka mundur të ketë veprime negative, ne do ta themelojmë këtë institucion të pavarur dhe ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Thaçi ka theksuar se Kosova ka ende 1600 të pagjetur nga lufta e fundit, shumica e të cilëve janë shqiptarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaci-ne-keshill-te-sigurimit-kosova-do-te-themeloje-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala